Këtë sezon sa herë kisha topin në këmbët e mia nuk dija se çfarë të bëja

Cesc Fabregas është bërë kritikues i vetëvetës pas sezonit zhgënjyes që po kalon Chelsea

Një vit më parë Chelsea u shpall kampionë i Premierligës, por këtë sezon ata gjenden në mesin e ekipeve mesatare, çka bëri që të shkarkohet edhe trajneri Jose Mourinho.

Në një intervistë për mediat angleze, Fabregas ka rrëfyer periudhën shumë të vështirë në karrierën e tij, i cili madje thotë se kishte harruar edhe se si luhet futboll.

“Sa herë kthehesha në shtëpi, i thosha gruas se nuk kam idenë çfarë të bëjë me topin. Nga nëntori filloi ajo periudha e vështirë ku me të vërtetë kisha harruar se si luhet futboll. Sa herë kisha topin në këmbët e mia nuk dija se çfarë të bëja”, ka thënë Fabregas.

“Ishte një sezon për t’u harruar. Ne shpresojmë se me Antonio Conten do të rikthehemi furishëm të garojmë për titull sezonin e ardhshëm”, shtoi mesfushori spanjoll.