Këto 12 pajisje të Samsung do të përditësohen me Android 6.0 Marshmallow në vitin 2016

Uebsajti SamsungViet.vn ka publikuar një listë me 12 pajisjet e Samsung-ut që do të marrin përditësimin Android 6.0 Marshmallow në gjysmën e parë të vitit 2016, ndërsa 4 të tjera do të përditësohen në gjysmën e dytë të vitit 2016.

12 pajisjet që do të marrin përditësimin në gjysmën e parë të vitit 2016 janë: Galaxy Note 5, Note Edge, Note 4, Note 4 Duos, S6 Edge+, S6 Edge, S6, S6 Duos, S5, S5 Neo dhe S5 LTE-A.

Samsung-1

Ndërsa pajisjet Galaxy Alpha, Tab A, Tab S2 9.7 dhe Tab S2 8.0 do të përditësohen me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow në gjysmën e dytë të vitit 2016. /krokodili/