Këto janë speciet më të rrezikuara të Europës

Foka murg e Mesdheut: Më pak se 700 kanë mbetur në natyrë
Rrëqebulli iberik dhe rrëqebulli euroaziatik janë dy nga pesë speciet e mëdha mishngrënëse që mbeten ende në kontinent. E para është specia më e kërcënuar e maceve në botë, endemike në Spanjë dhe Portugali.
Mizat e luleve: Rreth një e treta (37 për qind) e të gjitha llojeve të mizave të luleve në Evropë kërcënohen me zhdukje.
Gështenja e kuajve rritet rreth e qark Europës. Pema rrezikohet nga insektet me shumicë si dhe nga prerjet e pyjeve, zjarret dhe turizmi.
Ngjala europiane, përballet me një sërë rreziqesh nga ndryshimet klimaterike dhe parazitët dhe ndotja duke bërë që popullata e saj të reduktohet me 90 për qind vetëm në dekadat e fundit.
“Basking shark,” peshkaqeni i dytë më i madh në botë është në rrezik
Dhelpra Arktike: Në BE kanë mbetur vetëm 450 dhelpra të tilla. Këta mishngrënës kanë një prani të vogël në Finlandë dhe Suedi, megjithëse popullata më të mëdha ende enden në Rusi.

Sot është Dita Botërore e Kafshëve të Egra, një ditë kjo kur mund të festojmë për diversitetin e jashtëzakonshëm të planetit në të cilin jetojmë. Po ashtu, kjo është edhe një ditë për të reflektuar se sa po bëjmë për mbrojtjen e tij.

Tre marsi u zgjodh për këtë ditë sepse është data e krijimit të CITES, Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër, nënshkruar në vitin 1973. Ai traktat prej 50 vitesh ka ndihmuar në mbrojtjen e mijëra bimëve dhe kafshëve.

 “Në Ditën Botërore të Kafshëve të Egra, ne reflektojmë mbi përgjegjësinë tonë për të mbrojtur diversitetin e mrekullueshëm të jetës në planetin tonë. Dhe pranojmë edhe dështimin tonë, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në këtë ditë është bërë publike edhe lista e specieve në zhdukje në Europë. Në foto-galerinë më sipër gjeni disa prej specieve shtazore dhe bimore që rrezikojnë të zhduken në vendet tona fqinje.