Këto sëmundje fitohen nga stresi dhe sheqeri

Sheqeri konsumohet në masë të madhe dhe shumica e njerëzve kur e teprojnë me sheqerin mundohen t’i shmangen vetëm për të mos shtuar peshë, por harrojnë se sasia e madhe e sheqerit mund të dëmtojë trurin pothuajse në masë të njejtë sa edhe stresi, shkruan truththeory.com, transmeton Gazeta Express.

Njerëzit e dinë se konsumimi i sheqerit e dëmton shëndetin dental,krijon sëmundjen e diabetit dhe shton peshën, por nuk i dinë kunderefektet e tjera.

Një istitut shëndetësor në Amerikë në krye me doktorin Sprague-Daëley, ka kryer eksperimentin në minjë, për të parë se si ndikon sheqeri në trurin e tyre.

Minjëve të sapolindur u kanë dhënë të pinë shumë pije me sheqer, minjtë femra kanë përjetuar në mënyrë më negative sfidat gjatë eksperimentit.

Më pas është vërejtur që këta minjë të posalindur kanë pasur stres pothuajse të njejtë me minjtë e vjetër. Ky stres u ka ardhur si pasojë e konsumimit të madh të pijëve me sheqer.

Konsumimi i sheqerit shkakton ndryshime të mëdha në trurin e njeriut dhe në trurin e kafshëve, ky ndryshim negative mund të ndodhë sidomos për fëmijët e moshës 9-16 vjeç.