Kimete Berisha :Ne protestë dje ,gazetarin e pergjaku polici serb

Kimete Berisha nepermes nje shkrimi ne facebook shkruan ne lidhje me ngjarjet e djeshme ne protestë, dhe deklaraten e Ministrit Skender Hyseni ne lidhje me intervenimine policisë
Ne vazhdim lexo shkrimine saj te plotë

Kurrkushi s’jemi, as njerëz nuk jemi, as fytyrë nuk kemi, nëse nuk e bëjmë punën që të përjashtohet nga puna polici serb që e rrahu brutalisht dhe e përgjaku gazetarin e Blicit!
‘Jurish cigani’, me ‘ovamo-ovamo’, polici serb e sakatoi gazetarit e pafajshëm, ndërsa Skender Hyseni e lartësoi krimin e tij me mirënjohje!

Ne e dimë se në Policinë e Kosovës janë të angazhuar policë dhe paramilitarë serbë që vranë e prenë fëmijë shqiptarë!

Neve na ka treguar Bajram Rexhepi se shumë policë nuk e respektojnë zingjirin komandues, por marrin urdhëra nga shefat e tyre dhe nga mafia politike!

Ti Rrahman Morina , oj fantazmë, dije mirë që kurrë nuk do të bëhet siç do ti.
Shqiptarët dinë t’ua tregojnë vendin tradhtarëve.
Siç kanë ditur të organizojnë luftën çlirimtare në kohën kur ju organizonit zgjedhje ‘të lira’ në Prishtinë.

Shqiptarët ende nuk e kanë harruar ndarjen e Kosovës nga Shqipëria, s’e kanë harruar Çamërinë, e ti sot po pret prej shqiptarëve ta pranojnë ndarjen e Kosovës.

Fshije plako.