Familja Lama nga Kaçaniku u trondit të shtunën pasdite kur mori lajmin për vdekjen e më të dashurës së tyre. E ndjera S.L., vdiq pasi iu nënshtrua një intervenimi gjinekologjik, në ordinancën private “Aorta” në Ferizaj.
Shkaqet e vdekjes akoma janë të panjohura, por ajo që dihet është se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Sinjali raportoi sot me detaje për këtë rast të rëndë, që ka lënë të pikëlluar gjithë familjen e 41-vjeçares.
Viktima S.L. u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, ekipi mjekësor e konstatoi vdekjen e saj. Ajo iu nënshtrua fillimisht një intervenimi në ordinancën ’Aorta”, ku iu përkeqësua gjendja dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët, teksa varrimi i saj do të bëhet nga ora 16:00.
Në anën tjetër, Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje nga ordinanca, por numri kontaktues ka qenë i paqasshëm.
The post Kjo është 41-vjeçarja që ndërroi jetë pas intervenimit në ordinancën “Aorta” appeared first on Gazeta Shneta.