Arsenali është vënë seriozisht pas Granit Xhakës dhe me shumë mundësi mesfushori shqiptar do të jetë transferimi i parë i gjigantëve londinez.
Sot (e martë) është raportuar nga RP Online se tekniku francez Arsene Wenger është takuar me babanë e Xhakës, Ragip Ghaka dhe agjentin Andy Gross.
Sipas burimit të lartpërmendur thuhet se Arsenali është i gatshëm të paguaj 42 milionë euro dhe në ditët e ardhshme kjo ofertë do t’i paraqitet edhe zyrtarisht Borussia Monchengladbachut.
23-vjeçari kërkohet edhe nga Liverpooli e Milani.