Kjo është veçoria më e re tek Facebook Messenger [Foto]

Facebook po teston veçorinë e re “Photo Magic”, e cila përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të nxitur përdoruesit të dërgojnë fotot nëpërmjet Messenger-it direkt tek personat që kanë dalë në foto.

Kompania po e teston këtë veçori tek pajisjet Android, dhe më vonë do ta ofrojë edhe për pajisjet iOS.

Photo Magic është krijuar për të zgjidhur një problem madhor tek telefonat inteligjentë: ju keni qindra foto të miqve të ruajtur tek telefoni, dhe, pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, ju nuk gjeni asnjëherë kohën e duhur për të dërguar fotot tek miqtë tuaj.

Ja si funksionon: Sapo të përditësoni aplikacionin, Messenger do të kërkojë për fotot e fundit të ruajtura tek telefoni, dhe, nëse keni dalë me një shok, ju sugjeron që t’ia dërgoni edhe atij foton nëpërmjet Facebook Messenger.

Sapo të shkrepni foto me një nga miqtë në Facebook, ju do të merrni një njoftim që ju sugjeron ta ndani foton me mikun tuaj. /krokodili.al/

facebook-messenger-photo-magic