Kjo është video e vrasjes së të dyshuarit për sulm me thikë në San Francisko (Video)

Një burrë me një thikë u qëllua dhe u vra nga policia në San Francisko të mërkurën, kanë raportuar autoritetet e San Franciskos. Policia thotë se ai përputhet me përshkrimin e një njeriu që kishte sulmuar me thikë dikë në një zonë, pak më herët.

Policia ka bërë të ditur se disponon një video të të shtënave, të siguruar nga një dëshmitar, transmeton Telegrafi.
Por ata nuk mund të konfirmonin nëse kjo video ishte e njëjtë si ajo e postuar në Instagram të mërkurën në mbrëmje, e cila, sipas autoriteteve, duket se tregon skenën pak para të shtënave.
Videoja duket se shfaq një grup oficerësh duke i drejtuar armët në drejtim të një njeriu, përderisa i thonë atij që të lëshonte diçka në tokë. Ai nuk lëshon asgjë në tokë, dhe, pasi pamjet e kamerës largohen nga aty, dëgjohen disa të shtëna.