Klinika, e kontaminuar

Gjatë matjeve të bëra me detektor në Mjekësinë Nukleare në QKUK, Inspektorët e Agjencisë së Rrezatimit kanë gjetur mjete të kontaminuara në duart e të paktën 3 punonjësve.

Po ashtu, është detektuar kontaminimi edhe në ulësen e cila ndodhet në dhomën e kontrollit te gama-kamera, kontaminim i tavolinës në dhomën e aplikimit të dozave dhe kontaminim i dorëzave të dyerve në klinikën e Mjekësisë Nukleare
Mjekësia Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e cila punon me burime radio-aktive me qëllim të diagnostikimit të pacientëve, nuk është në gjendje të bëjë matje dhe kontrolle të nevojshme për kontaminimin e hapësirave të punës, por edhe hapësirave që shfrytëzohen nga pacientët.
Kështu thuhet në një raport të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, pas inspektimeve të bëra në Mjekësinë Nukleare të QKUK-së.
Raporti i siguruar bazuar në kërkesën për qasje në dokumente publike flet për shkelje të shumta dhe rrezikim permanent të stafit dhe pacientëve nga rrezatimi. /Zeri