Klitschko rizgjedhet edhe për një mandat

Politikani ukrainas dhe ylli i boksit Vitali Klitschko ka arritur të mbajë pozitën e tij si kryetari i bashkisë së Kievit, sipas zyrtarëve të zgjedhjeve. Atleti 44-vjeçar ishte ndër udhëheqësit e lëvizjes Maidan.

Komisioni zgjedhor i Kievit ka deklaruar Klitschkon fitues të hënën, bazuar në një numërim të plotë të votave nga raundi i balotazhit në zgjedhjet lokale një ditë më parë, transmeton arbresh.info

Ish-kampioni i botës në boks siguroi 66,5 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij Borisllav Bresa, ish anëtar i ekstremit Sektori i Djathtë, mori 33,5 për qind.

Klitschko gjithashtu fitoi shumicën e votave në raundin e parë të votimit, me 25 tetor, por nuk arriti të fitojë një shumicë të drejtpërdrejtë kundër 28 sfiduesve të tjerë.

Atleti në pension është një aleat politik i presidentit aktual të Ukrainës Petro Poroshenko./arbresh.info/