Klubeve ruse u ndalohet të blejnë lojtarë turq

Qeveria ruse ua ka ndaluar klubeve të vendit që të transferojnë futbollistë nga Turqia, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes dy shteteve.

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus nga Turqia, ka tensionuar jashtë mase marrëdhëniet mes dy shteteve.

Rusët i kanë vënë sanksione Turqisë, të cilat prekin edhe sportin. Qeveria e Vladimir Putinit, ua ka bërë me dije klubeve ruse që e kanë të ndaluar të blejnë lojtarë nga Turqia, transmeton KosovaPress.

“Nëse dikush kërkon që gjatë afatit kalimtar të blejë lojtar turq nuk do të mund ta bëjë këtë”, ka konfirmuar lajmin, ministri rus i sportit Vitaly Mutko.

Ai gjithashtu ka shtuar se futbollistët turq, që aktualisht luajnë në Rusi, do të qëndrojnë deri në përfundim të kontratave që kanë me klubet.

“Kushdo që ka kontratë, do të vazhdojë punën e tij. Pasi që t’u skadojnë kontratat të gjithë turqit do të largohen nga Rusia”, ka thënë Mutko. /KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/futboll/klubeve-ruse-u-ndalohet-te-blejne-lojtare-turq-57792/#sthash.dG6eC8zK.dpuf