Klubi me më së shumti fansa në stadium në botë

Gjigantët evropian të futbollit pas vetes kanë me mijëra fansa në stadiumet e tyre, por se cilët fansa janë prezent më së shumti në ndeshjet e ekipit të tyre zemrës është bërë e ditur sot nga një publikim i “Sports Venues 2016”.

Goal raporton se përkundër që stadiumi i Dortmundit, Westfalenstadion ka një kapacitet prej 81,359 ulëseve, është stadiumi me shikueshmërinë më të lartë nga të gjitha klubet e futbollit në botë, transmeton Koha.net.

Fansat e Dortmundit janë prezent në Westfalenstadion në një mesatare prej 80,410. Gjatë vitit të kaluar rreth 1.36 milion fansa kanë hyrë në dyert e Westfalenstadion, që e rendit të dytin në botë për të gjitha sportet. Dortmunin e kalon vetëm klubi i Dallas Cowboys në NFL me një mesatare prej 90,069 për ndeshje.