Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ritheksuar faktin për kushtet shumë të rënda në të cilat punon stafi dhe oficerët në Qendër të Ndalimit në Prishtinë, e cila është shumë e frekuentuar.
KMDLNJ kërkon nga Ministria për Punë të Brendshme të intervenojë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e punës në këtë Qendër të Ndalimit.
“Përveç mungesës së ndriçimit natyral , nuk ka as ajrosje natyrale dhe sistemi i ajrimit nuk është funksional sa duhet. Sikur që mungon edhe ngrohja e mjaftueshme, si për të ndaluarit ashtu edhe për stafin”, thuhet në njoftim.