Kodheli pritet me nderime të larta shtetërore

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, bashkë me një delegacion të Ministrisë është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas ceremonisë ushtarake, ministrja Kodheli ka hyrë në një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare, transmeton kp.

Pas kësaj janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.