Kompania “Siguria” fiton lëndën gjyqësore ndaj Ministrisë së Drejtësisë (Dokument)

Kompania e Sigurimeve “Siguria” ka fituar kontestin Gjyqësor nga Ministria e Drejtësisë, pas një periudhe kohore prej 5 viteve në Gjykatën Ekonomike në Prishtine.

Gjykata i dha të drejtë Kompanisë “Siguria” lidhur me kontestin e iniciuar me padi për të paditurën Ministrinë e Drejtësisë pasi që kjo e fundit kishte një borxh të pa përmbushur ndaj K.S.”SIGURIA”.

Ky borxh kishte bazën juridike nga shfrytëzimi i policave të sigurimit për automjete të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën kohore të vitit 2008-2009.

“Natyrisht që ndihem i gëzuar me faktin që drejtësia vonon por në fund fiton. E përgëzoj departamentin ligjor të K,S. “SIGURIA” për punën e palodhshme dhe profesionale”, ka thënë drejtori i Kompanisë Siguria, Rrahim Pacolli./Indeksonline