Kompanitë e basteve nuk kanë asnjë dyshim për fituesin, presin fitoren e thellë të Beshiktash ndaj Tiranës

Kompanitë e basteve nuk kanë asnjë dyshim sa i përket fituesit të ndeshjes mes Beshiktash dhe Tiranës. Të paktën sa i përket kuotimeve në letër, atje ku pritet një fitore e thellë e gjigandëve të Turqisë.

Fitorja e Beshiktashit kuotohet me 1.20. Barazimi në këtë përballje merr kuotimin 5.50, ndërsa triumfi i Tiranës shihet mision i pamundur, duke u kuotuar me 11.00. Megjithatë në futboll është treguar se gjithmonë ka surpriza dhe Tirana do të provojë një të tillë në Vodafone Park. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/