Komplikohet edhe më shumë situata në UP

Këshilli Drejtues i UP-së, pa rekomandime për Rektorin.

Sot është duke u mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën janë duke u diskutuar vetëm kërkesat e Parlamentit të Studentëve të UP-së, raporton Gazeta Liria.

Kërkesat që Parlamenti Studentor i ka adresuar Senatit të UP-së, sipas Gazetës Liria po diskutohen në Këshillin Drejtues për shkak të bllokadës të cilën po e përcjellë kohë të gjatë organin më të lartë akademik të UP-së, ndërkaq kërkesat e Parlamentit të Studentëve janë:

1.Arritja e kushtit për vijimin e vitit të dytë të studimeve për studentët e vitit të parë në nivelin bachelor të jetë me 70% të provimeve ose te kredive dhe
2.Arritja e kushtit për vitin e dytë të studimeve nga studentët e vitit të parë të nivelit master me 50% te kredive ose provimeve.

Statuti i UP-së, si organ të vetëm për trajtimin e këtyre kërkesave parasheh Senatin e UP-së, dhe për këtë arsye, ky takim i Këshillit Drejtues nuk mund të prodhojë rezultate dhe se vetëm mund të komplikoj situatën.

Parlamenti Studentor i UP-së, ka mbajtur disa protesta për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, kujtojmë se protesta e kaluar ishte para MASHT-it, ku u kërkua që dikush të marrë përgjegjësi për gjendjen në UP.

Indiferenca e Ministrit të arsimit Arsim Bajrami, shihet si një lojë e rrezikshme pasi ai u kishte premtuar përfaqësuesve të studentëve që kompetencat e senatit jofunksional do ti kalojnë Këshillit Drejtues të UP-së. /Gazeta Liria/