Komuna e Mitrovicës Veriore është treguar shumë e paaftë për të inkasuar mjete vetanake gjatë vitit të shkuar.
Për 2015, institucioni që udhëhiqet nga Goran Rakiq ka arritur të arkëtoje vetëm 27 mijë e 399 euro.
Këto mjete janë alokuar në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve,njofton Klan Kosova.
Kështu u bë e ditur pas mbledhjes së Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, të hënën.
Në këtë mbledhi, asambleistët kanë shfuqizuar një vendim të tyre, të marrë më 30 shtator 2015, që kishte lidhje me buxhetin. Atë ditë, ata e kishin votuar, sipas dëshirës, kuletën e tyre në shifrën prej 10 milionë euro.
Por, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i javës së kaluar, u jep atyre vetëm 4 milionë të shtetit.
Kjo, sipas kryetares së Kuvendit, Ksenija Bozhoviq, është për 1.8 milionë më pak se vitin e kaluar.
Ajo ka thënë se në fuqi mbetet vendimi i qeverisë në Prishtinë, e jo ai i kuvendit komunal të vitit të kaluar. Prandaj, edhe buxheti i Mitrovicës Veriore për 2016 është 4 milionë, e jo rreth 6, sa ishte më 2015, e as 10 milionë, sa kërkuan asamblesitët në shtator.