Komuna e Preshevës vendos taksë për oxhakun

Shumë qytetarë po habiten kur në adresën postare po i vie një vendim i Komunës nga postieri, edhe pse të lajmëruar nga postieri se ky zarf përmbanë një taksë për tymin që del nga oxhaku i shtëpive duhet paguar.

Komuna e Preshevës – departamentit i administratës komunale për mbledhjen e të hyrave publike, në bazë të parashikimeve të nenit 6 të ligjit për Financimin e Pushtetit Lokal (Gazeta Zyrtare e RS, nr 62/06, 47/11, 93/12 dhe 99/13) dhe nenit 87 të ligjit është paraparë taksë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një burim i të ardhurave të vetëqeverisjes lokale është arritur ky vendim.

Qytetarët me pranimin e këtij vendimi nuk janë aspak të kënaqur madje disa po ankohen se çmimi i taksës nuk është vendosur për të gjithë njësoj.

Unë nuk do ta paguaj këtë taksë sepse çmimi është paushall, ja për shembull kojshis tem i ka ardh me pagu 200 din a te une 1200, kjo nuk është në rregull tha A.M për Presheva.AL.

Madje kjo taksë po rëndon buxhetin edhe të atyre familjeve që janë të mvarura nga ndihmat sociale dhe shtesat fëmijërore. © Presheva.AL