Komuna e Shtimes ndanë nga 100 euro për 148 nëna lehona

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tij, në facebook, ka bërë të ditur se deri tani i kanë ndarë nga 100 për nënat lehona, raporton Front Online.

“Për 148 nëna lehona që kanë aplikuar deri tani, janë ekzekutuar pagesat me shtesën prej 100 eurosh për fëmijët e porsalindur”, ka thënë Aliu.

Tutje ai ka kërkuar nga të gjitha nënat e reja, të aplikojnë për përfitimin e 100 eurove, pasi sipas tij, kjo shumë do të ndikojë në zbutjen e obligimeve financiare.

“Mundësia e aplikimit vazhdon akoma dhe inkurajojmë gjithë nënat e reja të aplikojnë. Shuma aktuale do ndikojë sadopak në zbutjen e obligimeve financiare”, ka shkruar ai./Front Online/

Postimi i plotë:

Generated by Feedzy