Komuna e Vitisë ju ndanë 35 fermerëve makina për mjeljen e lopëve

Komuna e Vitisë me qëllim që të lehtësoj dhe të nxisë për punë fermerët e kësaj komune në sektorin e prodhimit të qumështit ka bërë sot shpërndarjen e 35 makinave për mjeljen e lopëve për fermerët përfitues.

Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi me bashkëpunëtor. Përndryshe gjatë vitit të shkuar kjo komunë ka bërë shpërndarjen 33 makinave të tilla.

Ndërkaq fermerët përfitues të këtij viti ditë më parë janë trajnuar edhe për përdorimin e këtyre makinave dhe rëndësisë së mbajtjes së higjienës në qumësht. Ndërkaq fermerët shprehën falënderimin ndaj kryetarit Haliti për ndihmën dhe përkushtimin e tij të veçantë për bujqësinë.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se ndihet i nderuar se ka mundësinë që të vazhdoj punën në sferën e prodhimtarisë së qumështit duke përmendur punën edhe në shumë sektorë të tjerë të bujqësisë. “Sivjet me të vërtetë kemi arritur të bëjmë hapa konkretë në punë dhe avance, natyrisht bashkë me organizime grupore të shoqatave, fermerëve me të cilët kemi punuar shumë por edhe me organizma të tjerë ndërkombëtarë si shoqatat simotra që punojnë në sferën e ndërmjetësimit, participimit, investimit dhe sferën e bujqësisë, blegtorisë, prodhimtarisë lavërtarë dhe pemëtarisë” u shpreh Haliti.

Ai poashtu foli edhe për aktivitetet që lidhën me fushën e bujqësisë të bashkë organizuar me organizatat e ndryshme.

Haliti porositi fermerët vitias që të bashkëpunojnë me DBPZHR-në pasi që ajo do të jetë në shërbim të tyre. Ndërkaq, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ndër tjerash ka folur edhe për projektet e shumta të cilat janë realizuar gjatë këtij viti në këtë komunë. “Nën udhëheqjen e kryetarit Sokol Haliti gjatë këtij viti janë realizuar projekte të shumta fushën e bujqësisë, duke filluar nga shpërndarja e fidanëve të mjedrës, bimëve mjekuese, perimeve, serrave, makinave tharëse, hapjen dhe pastrimin e lumit “Gërçarica”, hapjen dhe pastrimin e lumit” Morava e Binqës”, rregullimin e rrugëve bujqësore, organizimin e panairit ku fermerët patën mundësi të promovojnë prodhimet e tyre si dhe shumë projekte të tjera” u shpreh Drejtori Ademi.

Duke folur shpërndarjes së makinave mjelëse Ademi u zotua se ky nuk do të jetë projekti i fundit duke potencuar se me ndihën e kryetarit Haliti ata do të angazhohen edhe në realizimin e projekteve të tjera në fushën e Bujqësisë.

Ndërkaq më parë komuna e Vitisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe me Fondacionin Kosovë-Luksemburg që do të jap një ndihmë të veçantë fushës së bujqësisë në këtë komunë.

Përndryshe 35 fermerë të komunës së Vitisë kanë përfituar nga një makinë mjelëse ndërkaq në vitin e shkuar kanë përfituar makina të tilla 33 fermerë vitias./rajonipress/