KONFIRMOHET: Valdes me skuadër të re?!

Duket se është duke ardhur fundi i karrierës së Victor Valdes tek skuadra e Manchester United. Ish-portieri i Barcelonës nuk ka luajtur për klubin e Djajve të Kuq që nga muaji maj, teksa kjo ka ndodhur për shkak që ka pasur disa mosmarrveshje me trajnerin holandez të United, Louis van Gaal. Përkundër situatës së keqe në Old Trafford, portieri spanjoll raportohet se ka filluar negociatat me klubin e Espanyolit. Transferimi i tij pritet të mbyllet gjatë afatit kalimtar.