Konjufca: Nuk do të lejonim të mbahej seancë e re

Pavarësisht që vazhdimi i seancës së të hënës, u vendos që sot të mbahet që në fillim në sallën alternative të seancave të Kuvendit për t’i shmangur kështu veprimet e opozitës, këta të fundit përsëri tentuan që të futen në sallën me 75 deputetët e pozitës.

Për dallim prej herëve të tjera, kësaj radhe ata nuk tentuan të futen aty me veprime më të ashpra.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se ata ishin të interesuar të marrin pjesë në këtë seancë. Por nëse do ta kishin ndërpre ose jo këtë seancë, atë vendim ajo tha se e din vetëm opozita.

“Pavarësisht vendimit që kishin marrë në momentin që ata kishin ardhur në seancë ne i kishim deklaruar ato tona. A kemi qenë me debate apo me ndërpre seancën. Ato janë vendime që i dimë veç ne si opozitë e bashkuar dhe nuk kanë qenë për publik”, tha Kadrijaj.

Në anën tjetër deputeti i Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, tha se po të mbahej në sallën kryesore mbledhja e Kuvendit, atëherë ata do ta ndalnin atë.

Ai tregoi se po të mbahej seancë e re, në të cilën me kërkesë të zëvendësministrit Hashim Thaçi pritej të merrej vendimi për ndëshkimin e opozitës për veprime të paligjshme, atëherë ata me çdo kusht do të përdornin masa më të ashpra si herën e kaluar.

“Ne tentuam ta ndalim në sallën kryesore por këtë e patë të qartë Qeveria – duke mos tentuar fare”, ka thënë ndër tjerash Konjufca.

Ndërsa sa i përket ndëshkimit të opozitës për këto veprime, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se shpreson që gjatë këtij pushimi të sezonit dimëror opozita do të reflektojë.

Sot, para fillimit të seancës në sallën alternative, të tre liderët e partive opozitare pasi tentuan të hyjnë në sallën dhe nuk u lejuan nga ana e sigurimit, ata u nisen për në mbajtjen e manifestimit të opozitës në qytetin e Malishevës. /kp/