Konsumuesit e dardhave, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez

Studimi i ri zbulon se dardha është e lidhur ngushtë, me peshë të ulët të trupit.

Hulumtuesit kanë gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Po ashtu thuhet se konsumi i rregullt i dardhës, është i lidhur me kualitet të lartë të dietës.

2f80a60e-0368-494b-ba8e-da721080390a(1)

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore – kurse ka vetëm 100 kalori.

Ky frut nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium.

Në studimin e botuar në “Nutrition and Food Science”, thuhet se njerëzit që hanë dardha, janë më të shëndetshëm dhe me shumë pak mundësi, të jenë me mbipeshë apo obez. /Telegrafi/