KOSID: “Kosova e Re” do ta bëjë të papërballueshëm çmimin e rrymës

Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ka shprehur shqetësimin mbi vendimin e fundit të Komitetit Ndërtimor për Projektin Kosova e Re.

Visar Azemi nga KOSID tha se vendoni i Qeverisë edhe më tej tregon që nuk ka pasur qasje të mirë për ta zgjidhur problemin e termocentralit.

Ai, siç raporton KP, është shprehur se investimi në këtë projekt, që kalon shumën prej 1 miliard euro, do të ketë një rritje të papërballueshme të çmimit të energjisë elektrike, çmim ky ku do të lë jashtë shumë familje me asistencë sociale për arsye të pamundësisë për të paguar çmimin e lartë të energjisë.

Rinora Gojani, hulumtuese në INDEP-KOSID, tha se për këtë marrëveshje është lënë anash edhe Kuvendi i Kosovës.

Azemi kërkoi nga Agjencia Antikorrupsion të shikojë nëse janë legjitime këto marrëveshje.