Kosova dhe Hungaria nënshkruajnë dy marrëveshje

Bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të transportit, janë dy marrëveshje që ka nënshkruar Kosova dhe Hungaria.

Lajmin për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, cili po qëndron një vizitë me ftesët të ministrit të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, transmeton lajmi.net.

Thaçi  në një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar edhe homologun e tij hungarez.

“Pata kënaqësinë që në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë të zhvilloj bisedime të frytshme dhe miqësore me nikoqirin tim, Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Péter Szijjártó. Kërkuam mënyra për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, ndërsa takimin e përmbyllëm me nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë për bashkëpunimin ekonomik dhe atë për transportin, që do të na ndihmojnë të zgjerojmë këtë bashkëpunim edhe në sferën ekonomike”, ka shkruar Thaçi.