Kosova dhe Shqipëria me konkurs të përbashkërt për projekte ndërkufitare

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, shpallin konkursin me temën: “Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar” me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve ideore për zhvillimin hapësinor të zonave: “Shtigjet e lirisë”, që shtrihet në territorin e komunave Gjakovë-Tropojë-Has dhe “Korridori i gjelbër”, që shtrihet midis territorit të komunave Prizren-Kukës.

Konkursi, vjen si rezultat i punës së përbashkët të grupeve teknike të dy ministrive. Ai ka si qëllim, zhvillimin e përgjithshëm të komunave ndërkufitare dhe krijimin e mundësive për brezin e ri të profesionistëve, nga fusha e planifikimit hapësinor dhe urban, që të shprehin kreativitetin e tyre në dhënien e idesë për projektet në fjalë.

Regjistrimi në konkurs, do të jetë i hapur deri më 18 dhjetor dhe mund të marrin pjesë të gjithë profesionistët deri në moshën 40 vjeçare. Afati i fundit për dorëzim të projekteve është deri më 10 mars 2016.