Kosova është e gatshme për FIFA – UEFA!

Përfundoi me rezultat 2-2 spektakli i madh i skuadrës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në vëllazëroren historike të zhvilluar në stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

Sfida filloi me një atmosferë impmozante, ku u përshëndetën nga kombëtarja Armend Dallku dhe Debatik Curri.

Cana dhe Ujkani mbajtën fjalime para publikut të stërmbushur, i cili u emocionua, teksa të dy trajnerët sypatrembur e shikuan fillimin e ndeshjes me ftohtësinë maksimale, transmeton Telegrafi.

ss

Sfida filloi me dominim në posedim për Kosovën, që rrezikoi me anë të Bernard Berishës, i cili i shkaktoi probleme djemve të De Biasit.

Në vazhdim u zhvillua lojë e balansuar, teksa Shqipëria vështirë po arrinte në portën e Kosovës. Në minutën e 32-të ishte Mërgim Brahimi i cili lansoi një raketë spektakolare nga jashtë zona, e cila përfundoi ne transverzalen e Etrit Berishës, një tjetër kosovar, por që luan për Shqipërinë.

Pas kësaj befasie dhe shtylle, sfida deri në fund të pjesës së parë përfundoi e qetë dhe pa gola.

Pjesa e dytë kaloi me një lojë spektakolare nga të dyja ekipet, teksa Kosova e filloi me dominim, ku Bersant Celina i pari ishte pranë golit.

Megjithatë, menjëherë befasoi Shqipëria, kur në minutën e 54 vetëm 10 sekonda pasi u inkuadrua në lojë Rey Manaj, ishte lojtari i Interit ai që realizoi për mrekulli nga brenda zonës për 1-0.

Nuk kaloi shumë kohë dhe pas një aksioni mirë të organizuar, Taulant Xhaka e preki topin me dorë në zonë, i cili ia dhuroi Kosovës penaltinë.

Dhe pikërisht nga pika e bardhë i sakt u tregua Bersant Celina (59′) i cili shënoi për 1-1 dhe gëzimin e madh të tifozëve në stadium.

Teksa po zhvillohej loja ishte debutuesi Elbasan Rashani që pas një driblimi fantastik e kaloi Amir Rrahmanin për të shënuar për 2-1 dhe gëzimi e madh në stadium nga të gjithë shqiptarët për këtë spektakël (70′).

Dhe vetëm katër minuta më vonë një krosim i Alijit përfundon te Amir Rrahmani, i cili sakt barazoi për 2-2 për një tjetër gëzim për këtë spektakël që u zhvillua në Prishtinë (74′).

Deri në fund të dyja skuadrat luajtën lojë dinamike pavarësish zëvëndësismeve të shumta ku u dha rasti pë secilin lojtar.

Megjithatë, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

Kjo ndeshje pa dyshim se ishte spektakolare. Dhe pikërisht është ky spektakël, atmosfera e mirë, dhe dy ekipet e forta me paraqitjet e tyre ato që i dërguan një sinjal të fortë Evropës – sinjalin më të fuqishëm deri tani – se shqiptarët janë më të fortë se kurrë jo vetëm në futboll por në të gjitha sferat !!! /Telegrafi/