Kosova ia merr Belgjikës Januzajn

Albrt Bunjaki, selektori i Kosovës, pritet ta shfrytëzoj pakënaqësinë e Adnan Januzajt me përfaqësuesen e Belgjikës. Pas pranimit në FIFA e UEFA Kosova do t’i bëjë ftesë sulmuesit të Borussia Dortmundit.

Përfaqësuesja e Belgjikës në futboll do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që mbahet verën e vitit të ardhshëm në Francë dhe llogaritet si një prej favoriteve për të triumfuar.

Por, pjesë e Belgjikës mund të mos jetë mesfushori kosovar i Manchester Unitedit, aktualisht i huazuar te Borussia Dortmundi, Adnan Januzaj.

20-vjeçari për Belgjikën nuk ka luajtur nga nëntori i vitit të kaluar, ndonëse ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në botërorin “Brazili 2014”. Edhe në botëror nuk pati shumë rastin të tregohej, luajti një pjesëlojë në një ndeshje jo shumë me peshë për Belgjikën.

Pakënaqësinë e Januzajt dhe të futbollistëve të tjerë të përfaqësuesve evropiane do të mundohet ta shfrytëzojë Kosova për t’i kthyer në përfaqësuesen që po ngre.

Dhe, Januzaj është i pakënaqur me statusin që ka në përfaqësuesen belge. Të pakënaqur u shprehën edhe shumë lojtarë belgë, të cilët reaguan për ftesën që iu bë Januzajt për Botërorin 2014.

“Është një mundësi të cilën ne do ta shfrytëzojmë”, ka thënë përzgjedhësi Bunjaki të enjten për Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Kosovës thotë se në momentin e pranimit në UEFA dhe FIFA, e që pritet të ndodhë në muajin mars të vitit të ardhshëm, do ta kërkojë kontaktin me familjen Januzajt për ta bindur që t’i bashkohet Kosovës.

Por, Kosovës mund t’i bashkohen edhe vëllezërit Veton e Valon Berisha, të cilët nuk po gjejnë hapësirë në përfaqësuesen e Belgjikës. /Express/