Kosova “markon” kufij në Suedi

Në kohën kur në Kosovë po vazhdon debati për demarkacionin me Malin e Zi, shteti më i ri i Evropës “ka markuar” kufi në Suedi.

Në fakt, është fjala për një çarje të tokës në përmasa të vogla, në një park në Norrkoping të Suedisë.

Ka qenë Albana Lushaku ajo që ka ajo që ka vërejtur këtë dhe nuk ka lënë pa e fotografuar.

Madje e ka bërë vetë krahasimin me hartën reale të Kosovës, dhe e ka dërguar këtë në adresë të portalit Koha.net.

Kjo mbase mbetet njëra nga format për ta kujtuar atdheun.