Kosova, me plot yje pas pranimit në UEFA (Foto)

Shumë yje të futbollit kosovarë, që luajnë për vende tjera, pritet t’i bashkohen Kosovës pran pranimit në UEFA.

Kosova njihet si një ‘fabrikë’ talentesh. Këtë e demonstron fakti se janë të shumtë futbollistët kosovarë që luajnë në përfaqësueset tjera, mbi të gjitha në ato të Shqipërisë e Zvicrës.

E tash kur Kosova e pret pranimin në UEFA e FIFA muajin tjetër, të gjithë në vendin tonë ëndërrojnë që të kthehen yjet dhe t’i mbrojnë ngjyrat e vendit të tyre, përcjell Zëri.

Shaqiri, Xhaka, Behrami, Cana, Januzaj etj, janë disa prej lojtarëve që do ta bënin Kosovën pretendente për t’u kualifikuar në një eveniment të rëndësishëm.

Ky është formacioni të cilin e kishin bërë kohë më parë mediat e huaja. Një ekip yjesh, secili më i ‘madh’ se tjetri.