Kosova- tema e parë e bisedimeve BE- Beograd

Në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është arritur konsensusi që të hapen kapitujt e parë negociues me Beogradin, e, si datë parimore e konferencës ndërqeveritare kur dhe do të zyrtarizohen negociatat, është 15 dhjetori.

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar për “Novosti” të Beogradit se në gjysmën e muajit të ardhshëm, është planifikuar mbajtja e takimit ndërmjet qeverisë serbe dhe të BE-së, transmeton Koha.net.

Daçiq ka thënë se Serbia negociatat me BE-në do t’i startojë me kapituj 35 dhe 32, që kanë të bëjnë me Kosovën dhe me kontrollin financiar.Koha.