Kosovarët duan një alternativë të re politike

Kosovës i duhet alternativë e re politike. Ky është opinioni i qytetarëve të Kosovës, intervistuar nga “Zëri”. Sipas tyre është koha e duhur që në skenë të dal dhe një parti e re, e cila nuk do të ishte e ngjashme me ato që aktualisht pas luftës e deri më tash janë në skenën politike në vend.

Ky opinion i kosovarëve se vendit i duhen emra të rinj që do të merrnin në dorë politikën dhe institucionet e vendit, bazohet në deklaratat e tyre përmes të cilave ata shprehin gjendjen e rëndë ekonomike, varfërinë me të cilën po përballen, shëndetësinë ku nuk gjejnë shërim për sëmundjet e tyre dhe barërat e rruga deri tek diagnostifikimi ju kushtojnë sa dhjetë fishi i të ardhurave mujore, përballja me neglizhencën e institucioneve lokale dhe atyre qendrore për të zgjidhur problemet e tyre…etj, transmeton “Zëri.info”.

Qytetarët duan ndryshim, por nga fytyra të reja në politikë./Zeri/