Kosovë: Mbi 60 për qind e fëmijëve kanë dhunë psikologjike dhe fizike

Psikologët në vend thonë se rrahjet ende shihen si mjet pedagogjik në Kosovë, dhe është vështirë dalja nga ky mentalitet.

Në Kosovë, sipas Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF, si dhe organizatave të tjera që merren me të drejtat e fëmijëve, thuhet se mbi 60 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, kanë deklaruar se kanë pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët, shkruan Radio Europa e Lirë

Psikologët në vend thonë se rrahjet ende shihen si mjet pedagogjik në Kosovë, dhe është vështirë dalja nga ky mentalitet.

Ata thonë se pasojat e dhunës fizike të aplikuara te fëmijët, janë të shumëfishta. Fëmijët që përjetojnë dhunë, janë më të dhunshëm me fëmijët tjerë.

Në Kosovë thuhet se ka dhunë edhe në shkolla, andaj sipas të gjitha gjasave, fëmija që rrahet fizikisht, tregon agresivitet më të lartë.