Krasniqi: Nuk ndalemi edhe po të arrestohet i gjithë zëri opozitar

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai në një prononcim për zeri.info ka thënë se vendi sot ka hyr në një rrugë pa krye duke parë veprimet e pozitës. Krasniqi thotë se veprimet e pushtetit sot ishin tiranike dhe se për të nuk ndonjë befasi e madh pasi që këto veprime janë si shpëtim për pushtetin.

Krasniqi me tej thotë se veprimet e opozitës janë e vetmja mundësi për të dal ndaj kriza vendi., ai pohon se pushteti po shkel gjithnjë kushtetutën e vendit dhe ligjet e saja.

“ Ndoshta përgjigjja më e shkurtër do të ishte: s’kam koment. Duke e parë pa ndjesinë njerëzore te kryepozitarëve, pa përgjegjësinë politike, kombëtare dhe institucionale te tyre, vendi veç ka hyrë ne një rrugë të pa krye. Veprimet e tyre tiranike e despotike nuk me habisin, mbase në këto masa këta e shohin shpëtimin e tyre, pas shkeljeve të mëdha kushtetuese që i kanë bërë në dëm të vendit, për ndryshe nuk do të kuptohej mbështetja deklarative që u vjen nga jashtë. Ndërsa, veprimet e tilla të opozitës janë e vetmja mundësi” ka deklaruar Krasniqi shkruan zeri.info

Ndër të tjera Krasniqi pohon se ndjesia mediave dhe e qytetarëve nuk duhet ngulfatur nga gazi lotsjellës por nga marrëveshjet e Brukselit.

Ai thotë se udhëheqësit po e mbrojnë veten dhe jo Kosovën ku sipas tij nuk duhet lejuar një gjë e till edhe po të burgosen të gjithë opozitarët.

“ Ndërsa, ndjesia qytetare e mediale, nuk duhet ngulfatur nga gazi lotësjelles, por nga marrëveshjet tepër të dëmshme për vendin.

Isa me bashkëpunëtorin e tij, Hashimin, janë duke e mbrojtur, jo Kosovën por veten e tyre. Kjo nuk duhet lejuar me asnjë kusht. Edhe me kushtin e burgosjes së gjithë  zërave opozitar, pra jo vetëm të deputetëve” ka thënë Krasniqi.

Ndryshe sot gjatë seancës plenare opozitarët edhe një herë kanë ndërprerë këtë seancë duke hedhur gaz lotsjellës. Pas këtij veprimi kanë mbetur të arrestuar tre deputet të opozitës, Smajl Kurteshi (LVV), Fisnik Ismaili (LVV) dhe Haxhi Shala (NISMA)./ZËRI