Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, përmes një e-maili dërguar anëtarëve të partisë së tij, ka shpjeguar hapat që do të ndjekë vendi i tij për të përballuar krizën e emigrantëve.
Alfano thotë se në Turqi janë më shumë se 2 milionë emigrantë, prandaj po punohet me Turqinë për ta përballuar këtë situatë.
Sipas tij, përveç Turqisë, Italia do të bashkëpunojë edhe me Shqipërinë për tejkalim e krizës së refugjatëve.
“Turqia është partner strategjik për Europën. Në Turqi aktualisht janë 2 milionë refugjatë. Problemi agravohej nëse Turqia nuk do na ndihmonte. Në rrugën detare Puglia-Shqipëri nuk ka zhvendosje. Do punojmë me Shqipërinë kundër trafikantëve”, shprehet Alfano.