Kryeministri takoi Myftiun Tërnava – për këtë çështjen diskutuan

Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare. Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë u theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.