Kryesia e PDK’së përgatit Konventën për zyrtarizimin e Veselit kryetar

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë, e udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Kadri Veseli.

Në rend dite janë kryesisht përgatitjet për Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore në të cilën pritet të konfirmohet Veseli si kryetar i PDK’së.

Konventa do të mbahet më 7 maj si e jashtëzakonshme, për shkak të largimit të Hashim Thaçit nga udhëheqja e PDK’së, pas zgjedhjes së tij President i Kosovës.