Kryesia po diskuton përsëri suspendimin e deputetëve, Kryeparlamentari hezitues

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur pas ndërprerjes së seancës. Në takim po diskutohet mundësia e suspendimit të deputetëve.

Por, rreth kësaj mase, siç merr vesh Gazeta Express, është shprehur hezitues kreu i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli. Një masë e tillë pas problemeve në seancën e kaluar kishte nxitur reagime pasi ishin suspenduar të gjithë deputetët e opozitës përvec dy prej tyre ndaj të cilëve nuk ishte marrë kjo masë./ Express