Kryetari Haliti pret përfaqësues të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK)

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë pritur sot në takim përfaqësues të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK), ku ndër tjerash kanë bashkëbiseduar me drejtorin ekzekutiv të kësaj iniciative për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Me këtë rast Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi i kanë njoftuar ata me potencialët shumë të mira që posedon kjo komunë për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të Agro-Kulturës./2L ONLINE/