Kryetari i Shtërpcës akuzohet se dëmtoi buxhetin për afro 200 mijë euro

Bratislav Nikoliq, kryetar i Shtërpcës, bashkë me zyrtarin e prokurimit në këtë komunë, Agim Rexhepi, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare,

Nikoliq është paraparë që të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Ferizaj, madje, dy herë brenda këtij muaji, më 14 dhe më 28 dhjetor, nën dyshimin se në bashkëkryerje ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej rreth 200 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Prokurori bazuar në të gjitha të dhënat ka shkruar se të pandehurit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke i mundësuar operatorit përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke e dëmtuar buxhetin në shumë 195 mijë euro.