KSHP i Gjilanit kërkon më shumë bashkëpunim DSHPIB, Korça mohon të ketë munguar bashkëpunimi

Komiteti i Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Mbrojtje e Shpëtim, në mbledhjen e mabjtur sot, të kryesuar nga Isa Agushi, ka miratuar raportin janar-mars të punës të Drejtorisë së Shëbimeve Publike, Infrstrukturë dhe Banim dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë debatit për raportin e Shërbimeve Publike, kryesuesi Isa Agushit (LDK), Krenare Latifi -Kqiku (VV), Ramadan Ajvazi (LDK), kanë kërkuar më shumë bashkëpunim me Komitetin përkatës dhe informacione për zhvillimit të projekteve për qytetarët e Gjilanit.

Duke iu përgjigjur kritikave dhe shumë pyetjeve lidhur me projektet, drejtori Naser Korça ka mohuar të ketë pasur mos bashkëpunim mes Drejtorisë dhe Komitetit për Shërbime Publike, duke kërkuar nga anëtarët që të mos i personalizojnë projektet, por kërkesat e tyre të jenë ato të komunitetit.

Kërkesën e Korçës që të mos personalizohen gjërat e kanë mbështetur edhe Ilir Tahiri (PDK), Burhan Selmani (PDK) dhe Hamid Azemi (AAK).

Drejtori Korça tha se është i gatshëm që në të ardhmen ta ftoj Komitetin përkatës në terren, për të parë nga afër projektet e shumëta infrastrukturore.

Poashtu, Komiteti i Shërbimeve Publike, Banim dhe Mbrojtje e Shpëtim ka miratuar pa vërejtje raporin e punës të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilin e ka prezantuar drejtori Ensar Kadriu.

Por, anëtarët e Komitetit i kanë rekomanduar Drejtorisë së Arsimit që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për pajisjen e të gjitha shkollave në territorin e Komunës së Gjilanit me aparaturë të nevojshme për fikjen e zjarrit.

Poashtu, Komiteti i ka rekomanduar DKA-së që në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të angazhohen në organizimin e trajnimeve me nxënës të të gjitha shkollave për aftësimin e tyre për përdorimin e mjueteve kundër zjarrit në mënyrë të eliminimit të rrezikut.