Kthehen mbi 300 emigrantë shqiptarë nga Gjermania

Gjermania vazhdon me kthimin e emigrantëve shqiptarë në Shqipëri.
Gjatë javës që kaloi, autoritet gjermane u kanë refuzuar kërkesën për azil rreth 324 shtetasve shqiptarë.

Konkretisht, më datë 23.02.2016 janë riatdhesuar rreth 101 persona.

“Në datën 24.02.2016 janë kthyer në Shqipëri 44 azilkërkues. Ndërsa, më 26.02.2016, rreth 60 persona. Si dhe më datë 29.02.2016 , Gjermani ktheu në vendin tonë rreth 119 persona”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë disa muaj më parë, Gjermani e përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës, që do të thotë se shtetasit shqiptarë e kanë thuajse plotësisht të pamundur përfitimin e azilit në Gjermani.