Kufiri nuk mbrohet në rrugë

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, thotë se kufiri me Malin e Zi nuk mbrohet duke protestuar në rrugë, por duke kërkuar alternativa ndërkombëtare. Në intervistën për “Zërin” ajo thotë se edhe marrëveshja tjetër për Asociacionin, ka ardhur si dështim i politikës kosovare. Kusari – Lila thotë se Gjakova është vendosur në binarë  

Komuna e Gjakovës, gjatë dy viteve të kaluara është marrë me rikuperimin e dëmeve që i ka lënë nomenklatura e kaluara qeverisëse, ndërsa tani është futur në rrugë të sigurt të zhvillimit. Kështu ka thënë kryetarja e kësaj Komune, Mimoza Kusari – Lila, në një intervistë për gazetën “Zëri”. Ajo flet edhe për polarizimet politike në Kosovë, ndërsa deklarohet kundër dhunës dhe gazit lotsjellës në Kuvend, derisa Asociacionin si marrëveshje, e sheh si dështim të politikës kosovare. Kusari – Lila shprehet kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sepse ato, sipas tij, nuk e zgjidhin problemin, por e “trashin” atë.

Zëri: Cila është Komuna e Gjakovës dy vjet pas qeverisjes suaj?

Kusari – Lila: Komuna e Gjakovës, dy vjet prapa, tashmë është një komunë e cila tashmë ka filluar me hapa të sigurt drejt zhvillimit të projekteve të mëdha kapitale. Besoj që ajo çfarë është kërkuar në kuptimin e ndryshimit të mirëfilltë dhe substancial ka ndodhur me sistemin e krijuar, gjegjësisht me vendosjen e kornizave ndryshe në sistem, gjithashtu me ofrimin e mundësive për të gjitha kategoritë, pa përjashtime, në kuptimin e zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror./Zeri