Kultura Shqiptare përgjatë tri ditëve në Zvicër

I gjithë ky organizim vjen nën patronazhin e Ministrisë sw Diasporës, Ministritë e Kulturës Kosovë-Shqipëri, Konsullata e Kosovës në Cyrih dhe Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih.

Muaji nëntor përpos organizimeve të shumta për shkak të festës së flamurit shqiptar, këtë vit, po në këtë muaj do të vijnë edhe Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër. 25, 26 dhe 30 nëntor janë datat në të cilat do të ketë koncert, shfaqje dhe projeksione filmash.

Nata e parë, 25 nëntori në orën 20:00, do të sjellë koncertin me mezzosopranos, Sanije Matoshi dhe pianisten, Elizabeta Musliun, 26 nëntori në skenë do ta vë shfaqjen “Gishti”, të regjisorit kosovar Erson Zymberi në të cilën luajnë aktoret: Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi edhe kjo me fillim nga ora 20:00, ndërsa nata e tretë 30 nëntori do të sjellë projeksione filmike të matrazheve të shkurta nga Prishtina dhe Tirana të cilat do të fillojnë të shfaqen nga ora 18:00. Të gjitha këto evente do të mbahen në Bibliotekën Pestalozi në Cyrih.

I gjithë ky organizim vjen nën patronazhin e Ministrisë sw Diasporës, Ministritë e Kulturës Kosovë-Shqipëri, Konsullata e Kosovës në Cyrih dhe Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih. /KultPlus/