Kur duhet të ndaloni së ushtruari?

Ne të gjithë e dimë se inflamacioni i muskujve është pjesë integrale e ushtrimeve dhe nuk do të jemi në gjendje për t’i shmangur në qoftë se synojmë rezultate kulminante. Por cili është kufiri i dhimbjes që duhet të duroni para se t’i ndaloni ushtrimet? Eric Chen, një trajner vrapimi, shpjegon se këto janë situata në të cilën duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

“Nëse për herë të parë ndjeni dhimbje në çdo pjesë të trupit, ndaloni trajnimet dhe kur të vini në shtëpi, futeni në përdorim akullin. Vetëm në qoftë se dhimbja përsëritet për herë të dytë apo të tretë, duhet vizituar mjekun”, thotë Chen, transmeton “Zëri.info”.

Dhe pse ndonjëherë duhet për të duruar dhimbjen? Sepse gjatë trajnimit nuk bëni vetëm atë që i përshtatet trupit. Trajnimi nuk është diçka që e forcon vetëm trupin tuaj, por edhe mendjen. Por nuk ka nevojë që çdo dhimbje të trajtohet në të njëjtën mënyrë. Eric Chan thotë se një lloj i caktuar i dhimbjes është gjithmonë një shenjë që duhet shkurtuar trajnimin.

“Nëse ndjeni sikur muskujt tuaj ‘ndizen’, duhet të uleni dhe të pushoni. Njerëzit zakonisht gjatë ushtrimeve nuk ndjejnë dhimbje të mprehta, por nëse kjo ndodh, ndaloni ushtrimet. Mund të ndodhë të keni ndrydhur ndonjë nerv, prandaj është e nevojshme për t’i dhënë fund ushtrimeve, për të shmangur lëndimet e rënda./(Zëri)