Revista “Time” i ka kushtuar një artikull lidhur me të vërtetën e datës së skadimit të ushqimeve dhe kur ato nuk mund të konsumohen më.
“Time” shkruan se ushqimet që nuk kanë një etiketë skadence, duhen konsumuar brenda një kohe të caktuar.
Ja disa prej tyre:
–Makaronat duhen konsumuar brenda 12 muajsh.
–Një vit nga data e prodhimit skadon çokollata.
–Majoneza e pahapur nuk prishet asnjëherë. Ndërsa ajo e hapur mund të konsumohet 2-3 muaj, pastaj nuk është e sigurt për t’u përdorur.
–Birra e pahapur skadon pas 4 muajsh.
–Mjalti është produkti ushqimor që nuk prishet kurrë (Kujdes! Ai i prodhuar pa kimikate.)
–Perimet e ngrira të cilat janë të paketuara të mbyllura konsumohen për 18-24 muaj, ato të hapurat vetëm një muaj.
–Vaji i ullirit përdoret 2 vjet nga dita e prodhimit, pas kësaj date mund të ndryshojë ngjyra ose shija, por është i sigurt për përdorim.
–“Ketchup” i pahapur skadon pas 1 viti, i hapur, pas 4-6 muaj, shkruan Gazeta Shekulli