Kurti e festoi në burg 14-vjetorin e lirimit nga burgu i Serbisë

Kjo është deklarata e Albin Kurtit, atëherë 24-vjeçar, në burgun famëkeq të Pozharevcit. Bashkë me të tjerët, ai ishte burgosë për shkak të bindjeve politike, por është liruar pas shumë peticionesh e protestave, ku nuk munguan as ndërkombëtarët.

E derisa Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001, para tij nga burgjet serbe u kthyen edhe figura të tjera politike të kohës.

Por nëse për Flora Brovinën ky ishte burgu i fundit, Albin Kurtin¸ky 14-vjetor i lirimit nga Serbia, e gjeti në burgun e Dyzit, derisa gjatë këtyre viteve ka provuar edhe burgje të tjera në Kosovë.

Së fundmi, ai u arrestuar pas protestës së 28 Nëntorit, me akuzën e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, raporton Rrokum.TV.

Kjo datë, për një tjetër ish-të burgosur politik nga regjimi Serb, Sami Kurteshi, shënon 25-vjetorin e lirimit nga Pozharevci.

Ai thotë se kjo është një koincidencë tragjike.

Ndërsa për Flora Brovinën, ky ishte viti i 16 i lirimit nga burgu serb. E pozicionuar si kundërshtare politike e ish-liderit të Vetëvendosjes, ajo megjithatë flet me nostalgji për Albinin e dikurshëm në krye të protestave të ‘90’s.

Edhe ish-Avokati i Popullit e kujton kohën kur lirimin e Albin Kurtit e kërkonin ata që sot janë kundërshtarë të tij politikë.

Sipas Kurteshit, disa prej tyre e kanë ndryshuar idealin.

Nga ana tjetër, edhe Flora Brovina e bënë të qartë se kauzat për të cilat Albin Kurti u burgos nga regjimi serb dhe ajo për të cilën mbahet tash në paraburgim, janë të ndryshme.

Kurteshit nuk i vjen mirë, që Shoqata e të Burgosurve Politik është mjaftuar vetëm me një reagim në letër për arrestimin e Kurtit dhe të tjerëve. Ai beson se vetë Kurtit nuk i intereson se 14-vjetori i lirimit e gjeti prapë në burg.

Edhe një tjetër ish-i burgosur politik i regjimit serb, Jakup Krasniqi e quan të turpshëm arrestimin e Kurtit.

E se a e ka takuar ndonjëherë Albin Kurtin në burgje e Serbisë, Brovina thotë se nuk është e sigurt. Ajo e pranon se Kurti dhe të deputetët e tjerë janë të burgosur politikë, por ajo nuk i pranon si të mirëqena mjetet që ata kanë përdorë në Kuvend.

Ajo flet edhe për heqjen imunitetit të deputetëve gjatë veprimtarisë së tyre. Sipas Brovinës heqja e imunitetit është akt demokratik, mirëpo prapë nuk është e kënaqur me arrestimet e kolegëve të saj opozitarë.