Në CV-në e Thaçit sipas Albin Kurtit është edhe një e pavërtetë me angazhimin e Thaçit në Lëvizjen Popullore. Përmendi Fadil Vatën, Afrim Zhitin dhe Behajdin Allaqin. E për këtë të fundit e pyeti Thaçin se kur dhe si u vra Allaqi.
“Kryeministri i cili ka qenë i fundit, nuk tregohet se në cilën betejë është vra Behajdin Allaqin, e këndej e shpallin hero nderi. Çka mund të na tregoi heshtja e zëvendëskryeministrit, kur nuk na tregon se çfarë ka ndodhur me të”, tha Kurti.
Gjatë fjalimit të tij Kurti përmendi edhe tri devijimet e Hashim Thaçit, për të cilat Kurti tha se kanë bërë që Kosova të bie dhe Thaçi të ngrihet, por krejt në thelb Kurti e ktheu prapë çështjen e Behajdin Allaqit.